
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, hodhi akuza ndaj Presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se ka punuar për shkatërrimin e fushatës së LSI-së dhe në përkrahje të kryeministrit Edi Rama.
“Ka qenë Ilir Meta pjesë, personi Ilir Meta, i cili nëse më pyesni, dy javët e fundit të fushatës ka qenë aseti më i madh i Edi Ramës, shkatërruesi i fushatës në bindjen time, të LSI-së në veçanti në disa zona elektorale nga Vlora në Elbasan dhe në veçanti në javët e fundit me qëndrimet e tij, ka çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës”, deklaroi Basha. (A2 Televizion)