Akreditimi i shërbimit, universitetet private një hap para, publiket ende në fazë përgatitore

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 16:28 | Aktualitet
Akreditimi i shërbimit, universitetet private një hap para, publiket

Në prag të nisjes së vitit tëri akademik, universitetet publike nuk kanë firmosur ende akreditimin për shërbimet arsimore dhe akomoduese që ofrojnë për studentët.

Faza përgatitore po merr kohë, teksa një hap para janë treguar universitetet private. Ky proces vlerësimi për institucionet arsimore ka një rendësi të veçantë, duke nisur nga cilësia e mësimdhënies e deri të njohja e diplomave.

Universiteti Politeknik është një nga ata që është në fazë akreditimi. Nevoja për një çertifikim të tillë është e domosdoshme.

Vetë studentët kërkojnë siguri për diplomat e tyre. Pak kohë më parë, pas një mbledhje me rektorët e universiteteve publike, kryeministri Rama njoftoi një nisje të re bashkëveprimi mes Bordit të Ri të Akreditimit të Universiteteve, Rektorëve të Shqipërisë dhe Qeverisë Shqiptare, për të garantuar rritjene cilësisë së Arsimit të Lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos