Bilanci i procesit të Berlinit, prej vitit 2014, pak vepra të realizuara në terren

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 16:24 | Aktualitet
Bilanci i procesit të Berlinit, prej vitit 2014, pak vepra të

Që prej nisjes së përpjekjeve në Gusht 2014, Procesi i Berlinit ka shërbyer si një platformë gjithëpërfshirëse për të rritur bashkëpunimin politik, ekonomik e shoqëror në Ballkanin Perëndimor, me objektivin final përshpejtimin e integrimit europian të rajonit.

Pas shumë takimesh, e marrëveshjesh të firmosura, rezultati i prekshëm për qytetarët e 6 shteteve ka qenë i vogël. Kjo veçanërisht krahasuar me impaktin e premtuar për projekte qindra miliona euroshe, që mbeten ende për t’u konkretizuar.

Vetëm Shqipëria ka përfituar në letër 183 milionë euro në grante, e marrëveshje kredie prej qindra miliona eurosh, për të realizuar investime në fushën e transportit, energjisë, mjedisit dhe infrastrukturës digjitale. Por nga 37 projektet e fituara, pjesa dërrmuese janë ende në fazën e përgatitjes, ndërsa vetëm 9 prej tyre janë përfunduar: e këtu kryesisht studime në letër.

https://a2news.com/2021/09/14/rama-open-balkan-eshte-pjelle-e-procesit-te-berlinit/

Projektet më të bujshme si Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, Bypass i Tiranës, apo gazsjellësi Adriatiko-Jonian janë ende larg realizimit. Veprat e vetme të kryera lidhen me ujësjellës kanalizimet, projekte që nxisin pak entuziazmin e popullit, si dhe rehabilitimi i rreth 800 kilometrave rrugë rurale.

Me largimin e kancelares Angela Merkel nga froni i politikës europiane, Procesi i Berlinit, i iniciuar prej saj, sheh nisjen e një faze të re me më shumë investime të premtuara e rreth 9 miliardë euro grante për rajonin. Por do të vazhdojë në një klimë më të ashpër politike brenda rajonit, ku projekti i Open Balkan ka sjellë debate të mëdha, si nga vendet jopjesëmarrëse, ashtu edhe brenda vetë territorit të tre iniciatorëve./A2 CNN (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/14/procesi-i-berlinit-merkel-nuk-ka-deshtuar-shumecka-eshte-ne-rrugen-e-duhur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos