
Sot mbi Shqipëri do të mbizotërojnë kthjellimet në pjesën më të madhe të ditës, ndërsa me vranësira kalimtare paraqiten zonat lindore gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dyja vlerat ditore duke luhatur matjet e termometrit në rang vendi, nga 12 në 31°C.
Era do të fryjë e lehtë paradite dhe në mbrëmje, por mesdita sjell forcim të erës duke ruajtur drejtimin veriperëndimor ndërsa në brigjet detare pritet aktivizim i dallgëve deri 3 ballë. (A2 Televizion)