Aksesi në punë, prindërimi shihet si “rrezik”, sektori publik më i favorizuar

Nga A2 CNN
4 Qershor 2022, 11:40 | Sociale
Aksesi në punë, prindërimi shihet si “rrezik”,

Orët e punës, pushimi javor, lejet vjetore, lejet e lindjes si dhe fleksibiliteti në punë ishin disa nga çështjet e analizuara në një raport të shoqatave të ndryshme, publikuar së fundmi. Sipas anketimeve, punonjësit e sektorit publik kanë më tepër lehtësira dhe komoditete në vendin e punës.

Të bëhesh prind gjatë kohës që je në një punë të vrullshme apo je duke u rritur në karrierë sipas punonjësve është një tjetër sfidë.

Gjetjet e raportit, kryetari i komisionit të financave Eduart Shalsi tha se do t’i mirëpresin për diskutim mes ligjvënësve.

Ndër të  tjera, sipas anketimit gratë e përjetojnë më tepër emocionalisht një ditë të ngarkuar pune apo mos përmbushje objektivash, ndaj biznesit u këshillohet një ambient më miqësor dhe kujdesje ndaj punëtorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos