
Migen Qiraxhi, aktivist i Qëndresës qytetare, në “Intervistë” me Merita Haklajn, deklaroi se duhen nxjerrë dy mësime të mëdha nga protestat që u zhvilluan në Shqipëri për rritjen e çmimeve.
“Mësimi i parë është që aktivistët duhet ta testojnë kredibilitetin e tyre dhe duhet të marrin guximin edhe për të qenë të vetëm në shesh. Unë, ditën e parë kur kam folur, kisha një tekst të shkruar në celular për të thënë që pse jemi kaq pak. Aty m’u desh të improvizoja, pasi nuk ishim pak dhe duhen marrë risqe nga kushdo aktivist që ka një shqetësim”, tha Qiraxhi.
“E dyta, që është më e rëndësishmja, është që ky vend e ka humbur luksin të jetë indiferent. Pra, në momentin që ne ikëm nga sheshi, gjërat shkuan ku ishin. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Dikush mund të thotë që “ne nuk kemi nge të qëndrojmë në sheshe”. Problemi është që ky është një luks i humbur”, shtoi Qiraxhi. (A2 Televizion)