Aksident horror, autobusi bie në humnerë dhe merr 18 jetë

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 09:58 | Bota

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe 33 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të rëndë që u regjistruar në perëndim të Meksikës.

Sipas të dhënave paraprake, një autobus me pasagjerë doli nga rruga në shtetin e Nayarit duke rënë nga një lartësi e madh përmbys.

Autoritetet raportojnë se viktimat janë 11 gra dhe 7 burra, teksa 11 minorenë u dërguan me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dhjetëra njerëz shkuan në vendngjarje për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit dhe qëndruan për disa orë deri në largimin e të gjithë pasagjerëve nga autobusi i aksidentuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos