Aksident i frikshëm, autobusi përplaset me një “Range Rover”

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 21:45 | Bota

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Burnley, Angli, ku një autobus është përplasur me një makinë në një kryqëzim. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, por fatmirësisht u mbyll vetëm me 3 persona të lënduar.

Pamjet e aksidentit u publikuan në internet, ku duket momenti kur autobusi përplaset me një "Range Rover".

“Autobusi përfundoi në kopshtin tonë, duke rrëzuar murin mbrojtësi si dhe 3 pemë”, ka thënë një banor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos