Kampioni në fuqi i botës në MotoGP, spanjolli Marc Marquez, u bë protagonist i një aksidenti të frikshëm.
27-vjeçari humbi kontrollin e motorit dhe fluturoi në ajër. Nga të dhënat e para pas aksidentit, dyshohet se kampioni ka pësuar një thyerje në krahun e tij të djathtë dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në Barcelonë të martën.
Gara e parë e këtij sezoni në MotoGP u fitua nga Fabio Qartararo. (A2 Televizion)