Bileta e Champions, Tottenham thyen Leicester, festë te Manchester United

Nga A2 CNN
19 Korrik 2020, 19:09 | Futboll
Bileta e Champions, Tottenham thyen Leicester, festë te Manchester United

Tottenham i Jose Mourinho-s i dha një goditje të rëndë Leicester-it në garën për biletën e fundit të Champions League për sezonin e ardhshëm.

“Spurs” triumfuan 3-0, me gola të shënuar që në pjesën e parë, ndërsa miqtë u treguan të pafuqishëm në pjesën e dytë, të paktën për të realizuar golin e nderit në këtë ndeshje, e cila është e parafundit për ta këtë sezon.

Gara për dy biletat e fundit të Champions League këtë sezon në Premier League është e madhe, pasi në garë janë 3 skuadra, Chelsea, Leicester dhe Manchester United.

“Blutë e Londrës” duken të favorizuar, pasi janë në kuotën e 63 pikëve, ndërsa kanë dy ndeshje për të luajtur, ndërsa tashmë edhe United mori një dhuratë nga Tottenham duke qenë se aktualisht është në kuotën e 62 pikëve, po aq sa Leicester, ndërsa ka dy ndeshje për të luajtur, të fundit një finale me ish-kampionët e Anglisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos