Një aksident është shënuar këtë mëngjes në afërsi të fshatit Lin, në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet Mercedes Benz ka goditur në pjesën e pasme makinën Golf 4.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 29.05.2022, rreth orës 10:00, në afërsi të fshatit Lin, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin I. B. dhe mjeti tip "Volkswagen Golf", me drejtues shtetasin N. B.
Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjeret e mjetit tip "Volkswagen Golf", shtetaset L. D dhe K. L, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)





