Aksident i frikshëm në Pogradec, shoferi i dehur ikën nga vendngjarja

Nga A2 CNN
5 Tetor 2020, 23:28 | Kronikë

Një aksident, potencialisht tepër i rrezikshëm, ka ndodhur pranë fshatit Buçimas, në Pogradec.

Sipas dëshmive, dy automjete "BMW" janë përplasur fort me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Sipas burimeve, shkaku identifikohet te shpejtësia e të paktën një prej drejtuesve, që mund të ketë qenë në gjendje të dehur dhe ka ikur nga vendngjarja, ku ndodhen forcat e policisë për të zbardhur dinamikat e aksidentit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos