All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Gjatë fundjavës, 60 mijë pushues nga Kosova hynë në Shqipëri, por kthimi është “makth”

Nga A2 CNN
13 Gusht 2023, 20:00 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Mijëra qytetarë të Kosovës po kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar përgjatë muajit gusht, mirëpo kthimi i tyre pothuajse çdo mbrëmje, veçanërisht fundjavave, shoqërohet me radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë. Edhe mbrëmja e kësaj të diele u shoqërua me radhë të mjeteve në hyrje për në Kosovë, pavarësisht procedurës pa kontrolle në kufi.

Ndërkohë, nga të dhënat e autoriteteve kufitare rezulton se kjo fundjavë ka shënuar fluksin më të lartë të sezonit veror me mbi 60 mijë pushues nga Kosova dhe mbi 9 mijë automjete të vogla dhe autobusë që kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin.

All - Paragraf - 3

Kujtojmë se edhe muaji korrik është mbyllur me bilanc pozitiv krahasuar me një vit më parë.

Mesatarja javore, sipas të dhënave nga drejtoria e kufirit, gjatë korrikut deri në 50 mijë shtetas të Kosovës, pa llogaritur edhe nga vendet e rajonit  që kanë hyrë në vendon tonë përmes doganës së Morinit.

Që nga fillimi i sezonit turistik, që përkon me muajin qershor, pika kufitare e Morinit, është përballur me fluks në rritje të hyrje të qytetarëve të Kosovës, që vit pas viti e frekuentojnë gjithnjë e më shumë bregdetin tonë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos