Merr flakë “Range Rover”, shpëton shoferi! Trafik i rënduar në aksin Vlorë-Fier (VIDEO)

Nga A2 CNN
13 Gusht 2023, 17:21 | Aktualitet

Në aksin rrugor Vlorë-Fier, një makinë ka marrë flakë në lëvizje, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Referuar burimeve zyrtare, zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike ku për pasojë është djegur automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të I. C., banues në Tiranë.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, e ndërsa kjo ka shkaktuar edhe një trafik të rënduar në zonë, siç shikohet edhe në pamjet që A2 CNN sjell.

"Në aksin rrugor Vlorë-Fier, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në lëvizje dhe është djegur automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit I. C., banues në Tiranë.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rasteve të mësipërme". (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë së Shtetit

A2 CNN Livestream

Latest Videos