Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Qafë Thanë, një e vdekur dhe një e plagosur

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 15:55 | Kronikë
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Qafë Thanë, një

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur.

 Policia ka bërë të ditur se mjeti tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin Sh.K., 67 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip "Suzuki", me drejtues shtetasin T.R., 69 vjeç,  banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasja N.R., 68 vjeç dhe është plagosur shtetasja E.S., 71 vjeç, banues në Korçë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, të cilat ishin pasagjerë në mjetin tip "Suzuki". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos