Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Fier, një i vdekur dhe një i plagosur

Nga A2 CNN
12 Mars 2019, 18:36 | Kronikë
Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Fier, një i vdekur dhe

Një aksident i rëndë rrugor, me pasojë një person të vdekur e një të plagosur, ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Fier.

Policia bën të ditur se shtetasi I.B, 45 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri H.G, 37 vjeç.

Dy personat e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalin e Lushnjes, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, shtetasi me inicialet H.G nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos