Lirimi nga detyra i kreut të Policisë së Tiranës, reagon ministri Lleshaj

Nga A2 CNN
11 Mars 2019, 19:05 | Kronikë
Lirimi nga detyra i kreut të Policisë së Tiranës, reagon

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka konfirmuar lirim nga detyra të drejtorit të Policisë së Tiranës Kastriot Skënderi më anë të një statusi në Twitter, edhe pse vendimi është marrë që ditën e shtunë.

Lleshaj shkruan se vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur.

Më tej, ai flet edhe për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në zonën e “Petro Nini Luarasit” në Tiranë. “Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës "Petro Nini"!”, mbyllet postimi i Lleshajt.

A2 CNN ka mësuar se Dhimitraq Ziu është komanduar në krye të Policisë së Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos