Goditi me gur policin në protestë, arrestohet punonjësi i bashkisë

Nga A2 CNN
10 Mars 2019, 15:23 | Kronikë
Goditi me gur policin në protestë, arrestohet punonjësi i

Një ditë pas protestës në Fier ku një efektiv i policisë u qëllua me gur në kokë, policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga autorin e kësaj ngjarje.

Sipas policisë, personi i vënë në pranga është shtetasi me inicialet P.I. 56 vjeç, banues në Ballsh, me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër.

https://a2news.com/2019/03/10/fier-10-protestues-shoqerohen-ne-polici/

56-vjeçari është vënë në pranga, sipas policisë, pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura.

Në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos