Aksident i rëndë rrugor në aksin Shkodër-Lezhë, në afërsi të fshatit Melgushë.
Një person ka humbur jetën, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e forcave zjarrfikëse për ndërhyrje të specializuar.
Njoftimi i policisë
Më datë 13.12.2019, rreth orës 11:45, në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur fshati Melgushë, mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin A. P. 21 vjeç banues në fshatin Bushat, Shkodër, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues, si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi M. F. 26 vjeç banues në fshatin Trush, Shkodër.
Shtetasi A. P është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit (A2 Televizion)