310 kg marijuanë në skaf, arrestohet shqiptari në Brindizi

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 10:25 | Kronikë
310 kg marijuanë në skaf, arrestohet shqiptari në Brindizi

“Guardia di Finanza” ka arrestuar një skafist shqiptar, i cili u gjet me 310 kg marijuanë në skafin e tij.

Gjatë patrullimit të mëngjesit, u lokalizua një skaf disa milje larg bregut dhe deklaratat e ndryshme që dha skafisti bënë që të lindin dyshime dhe të vendoset që skafi të kontrollohet.

Gjatë kontrollit u gjetën 186 pako me në total 310 kg marijuanë, që në treg përkthehen në 4 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos