
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së të premtes në qytetin e Durrës, ku një person ka humbur jetën.
Policia bën të ditur se rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, një automjet (betoniere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.
58-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)