Aksident i rëndë në Lezhë, 2 të vdekur

Nga A2 CNN
24 Korrik 2023, 08:46 | Kronikë
Aksident i rëndë në Lezhë, 2 të vdekur

Një aksident i rëndë, me pasojë dy persona të vdekur, ka ndodhur në orët e para të së hënës në Lezhë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Kallmetit", ku një makinë tip “Fiat” ka goditur nga pas rimorkion e një traktori.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit "Fiat" shtetasi P. M. 56 vjeç, si dhe pasagjeri po në këtë mjet, shtetasi M. Gj. 54 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos