
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Patokut, në Lezhë.
Policia bën të ditur se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.
“Në Patok, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit Sh. L. dhe D. M. Për pasojë, janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, drejtuesi Sh. L. dhe pasagjerja në mjet me të shtetasia M. D., si dhe pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit F. M., F. M. dhe M. M. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia. (A2 Televizion)