Protestë për vdekjen e Lear Kurtit, qytetarët kërkojnë drejtësi te Ministria e Brendshme dhe Kryeministria

Nga A2 CNN
23 Tetor 2022, 18:42 | Kronikë

Është mbajtur protesta e dytë nga shoqëria civile për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. Ai ndërroi jetë pasi u shoqërua në komisariat nga policia e Tiranës.

Me qindra qytetarë në këtë protestë kërkuan zbardhjen e plotë të ngjarjes, vënien para drejtësisë të përgjegjësve dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledian Çuçi.

Nën sloganin “drejtësi për Learin”, të rinjtë ndezën qirinj në kujtim të 32-vjeçarit, ndërsa hodhën edhe miell mbi efektivët e policisë në këtë protestë. Fillimisht, ata u mblodhën pranë ambienteve të Ministrisë së Brendshme, ndërsa më pas u zhvendosën përballë Kryeministrisë.

https://youtu.be/RQX4Yfcdj9M

Për vdekjen e Lear Kurtit, tre policë të patrullës së përgjithshme të komisariatit numër 3 u pezulluan nga detyra. Bëhet fjale për efektivët që kanë qenë në detyrë në momentin kur kanë ndaluar të ndjerin pasi në Spitalin e Traumës u transportua nga një tjetër patrullë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/21/vdekja-e-lear-kurtit-komiteti-shqiptar-i-helsinkit-policia-veproi-ne-kundershtim-me-ligjin-dhe-kushtetuten/

A2 CNN Livestream

Latest Videos