“Gangsterët shqiptarë, video të dhunshme në TikTok për kontrollin e tregut të kanabisit”

Nga A2 CNN
22 Tetor 2022, 16:48 | Kronikë

Mediat britanike kanë postuar video të atyre që i kanë quajtur “gangsterët shqiptarë”, të cilët, sipas “Daily Mail”, përdorin TikTok-un për të frikësuar kundërshtarët e tyre në tregun e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.

Videot e postuara në këtë rrjet social, tregojnë shqiptarët që rrëmbejnë dhe rrahin njerëz, për të forcuar autoritetin e tyre në rrjetin e shtëpive të barit.

https://a2news.com/2022/10/13/rrefim-nga-brenda-shtepive-te-barit/

Një nga videot, që titullohet “E keqja vjen nga ne”, me rreth 11 000 shikime, tregon një djalë shqiptar që merr në pyetje një peng me sy të nxirë, për t’i treguar se kush e kishte dërguar te shtëpia e barit. Në të njëjtën video, tregohet një person i dytë me dhëmbë të thyer.

Një tjetër video, tashmë e fshirë, tregon një person të gjakosur, me njërin nga shqiptarët që thotë: “Torturojeni derisa të tregojë anëtarët e bandës së tij”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos