
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Lezhë. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë një kamion, 2 motorrë me drejtues kroatë dhe një foristradë.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë. (A2 Televizion)