Aksident i rëndë në Milot-Mamurras, 27-vjeçarja transportohet në spitalin e Traumës

Nga A2 CNN
1 Tetor 2021, 21:21 | Kronikë
Aksident i rëndë në Milot-Mamurras, 27-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Mamurras, ku një 27-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20, ku shtetasja K.P., 27 vjeçe ka humbur kontrollin e automjetit tip "Volkswagen" duke dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën anësore.

Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos