Vrasja e ish-policit, pushohet çështja ndaj Gjergj Cukalit

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 11:33 | Kronikë
Vrasja e ish-policit, pushohet çështja ndaj Gjergj Cukalit

Më shumë se një vit e gjysmë pas ekzekutimit të ish-policit Arben Bilali, Prokuroria ka pushuar çështjen penale të nisur ndaj të vetmit të dyshuar për ngjarjen, Gjergji Cukalit. Ai është zhveshur nga çdo dyshim për vrasjen e janarit 2019 në zonën e Selitës në kryeqytet.

Cukali u arrestua me bujë tre muaj pas ngjarjes, por u lirua katër muaj më vonë nga Gjykata e Apelit. Shkalla e Dytë vlerësoi të papërdorshme provën kryesore kundër tij, një gjurmë ADN-je në një bidon plastik në “Mercedezin” e ekzekutorëve. Apeli vuri në pikëpyetje mënyrën si ishte bërë krahasimi biologjik dhe po ashtu ngriti dyshime të forta se policia mund të kishte falsifikuar provën, duke vendosur në bidon ADN-në e Cukalit.

Burime pranë prokurorisë së kryeqytetit bënë me dije se vijimi i hetimit pas rrëzimit të kësaj prove nga Apeli nuk zbuloi të dhëna të tjera, që mund të lidhin Cukalin me më automjetin e përdorur nga vrasësit e Bilalit. Kërkesa e prokurorisë për pushimin e hetimit pritet t’i nënshtrohet filtrit të gjyqtarit paraprak .Gjergj Cukali është personazh i njohur për drejtësinë në vend. Ai ka qenë i dënuar me herët për “armëmbajtje pa leje”, “prodhim dhe mbajtje të narkotikëve” dhe “pengmarrje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos