Shtyhet seanca për Kajmakun

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 11:47 | Kronikë
Shtyhet seanca për Kajmakun

Gjykata e Tiranës shtyn për të hënën seancën e verifikimit të kushteve të masës se sigurisë për Kajmakun. Shkak është bërë mosprania fizike e Kajmakut në seancë. Në sallën e gjyqit avokati ka paraqitur një vërtetim që Kajmaku ka qenë i shtruar deri pasditen e djeshme. Ndërsa prokurori i çështjes ka kërkuar shpallje të moskompetencës dhe dërgim në Gjykatën e Apelit. Një ditë më parë Apeli i Tiranës ndryshoi masën e sigurisë “arrest ne burg”, marrë në mungesë për Kajmakun, në “detyrim për paraqitje”.

Kajmaku, i shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit 2019, u arrestua nga policia dy ditë më parë. 49-vjeçari u shtrua në një spital privat mbrëmjen e së hënës pas disa ndërlikimeve shëndetësore, ndërsa mjekët lajmëruan uniformat blu si detyrim ligjor.

Kajmaku u shpall në kërkim që prej 9 nëntorit 2019 dhe akuzohet për “Falsifikim të formularëve”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Pas akuzave të Partisë Demokratike, se ai ishte gjykuar për falsifikim parash në shtetin fqinj të Greqisë nën identitetin Jorgo Toto, policia bëri krahasimin e shenjave të gishtërinjve. Përgjigjja nga laboratori shkencor konfirmoi se gjurmët e Kajmakut ishin të njëjta me identitetin tjetër, ndërsa gjykata vendosi “arrest me burg”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos