
Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Mengël të Elbasanit, pasi është kapur duke transportuar 9 shtetas sirianë.
Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi R. M., 21 vjeç, banues në Kamzë.
Bëhet e ditur se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 9 shtetas sirianë, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Moskallëzim krimi", shtetasja A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamzë. (A2 Televizion)