Aksident i rëndë në Shkodër, trajleri përplas motorin

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 22:11 | Kronikë
Aksident i rëndë në Shkodër, trajleri përplas motorin

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Hani i Hotit-Shkodër, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, një trajler me targa boshnjake ka përplasur një motoçikletë duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e saj Gj.L. banues në fshatin Hot të Malësisë së Madhe.

I plagosuri është dërguar për mjekim në spitalin e Shkodrës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos