Arrestohet i akuzuari për plagosje dhe gjobvënie, në kërkim bashkëpunëtori

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 11:24 | Kronikë

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Bulqizës këtë të mërkurë. Për të, Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në qershor 2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

“Ky shtetas, më datë 16.06.2019,  në vendin e quajtur "Unaza e Re" Bulqizë, në bashkëpunim me vëllain e tij M. T., i cili është arrestuar pas ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të shtetasit B. D. i cili mbeti i plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se është bashkautor i ngjarjes së ndodhur më datë 19.06.2020, në qytetin e Bulqizës, ku në bashkëpunim me shtetasin F. Sh., kanë kërcënuar për gjobëvënie një biznesmen, si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Operacioni vijon për kapjen e bashkëpunëtorin e tij, të identifikuar si F. Sh., i cili akuzohet për gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos