Përleshje me thika në Korçë, 3 të plagosur

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 22:22 | Kronikë
Përleshje me thika në Korçë, 3 të plagosur

Disa të rinj janë përfshirë në një sherr të madh në qytetin e Korçës mbrëmjen e së martës, ku si pasojë janë përdorur dhe armët e ftohta.

Sipas policisë pas konfliktit për motive të dobëta mes dy grupesh të rinjsh kanë mbetur të plagosur me mjet prerës M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç.

Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia po vijon hetimin e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos