Paratë e krimit, asetet e sekuestruara menaxhohen nga Ministria e Brendshme e SPAK

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 19:51 | Kronikë
Paratë e krimit, asetet e sekuestruara menaxhohen nga Ministria e Brendshme

Komisioni i Sigurisë vendosi për variantin e parë dhe të korpusit kryesor të akteve sipas të cilit Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar vendos për asetet e krimit.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara tashmë është nën varësinë e Ministrisë së Brendshme ndërsa sipas ministrit Sandër Lleshaj asetet e sekuestruara do të përdoren në luftën kundër krimit, por edhe Prokurorisë së Posaçme.

SPAK dhe Policia e Shtetit do të përfitojnë nga asetet e sekuestruara ndërsa fondi që shërben për parandalimin e kryerjes së veprave penale, nuk mund të jetë më i vogël se 60 për qind e të ardhurave të përgjithshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos