Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje të miturën

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 13:09 | Kronikë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së dielës në kryeqytet ku një e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidentit rrugor.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Njazi Meka”, ku mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar ​këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos