Pjesë e grupit që do të trafikonte 50 sirianë, gjykata e le në burg

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 09:40 | Kronikë
Pjesë e grupit që do të trafikonte 50 sirianë, gjykata e le

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Qazim Ismail, për veprën penale të dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit.

32-vjeçari nga fshati Trevllazër i Vlorës dyshohet se ishte pjesë e grupit që tentoi të trafikonte drejt Italisë me gomone më 8 janar, 50 shtetas siriane. Ai kishte strehuar në banesën e tij shtetasit e vendeve të treta që do të trafikoheshin në vendin fqinj.

Më herët për këtë ngjarje, policia ka arrestuar dhe pronarin e një hoteli në Tiranë, Fatos Dushën, i cili po ashtu kishte strehuar sirianë.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos