Ndodh në Vlorë, babë e bir rrihen me njëri-tjetrin, prangosen të dy

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 11:05 | Kronikë
Ndodh në Vlorë, babë e bir rrihen me njëri-tjetrin,

Policia e Vlorës bën me dije se ka vënë në pranga dy shtetas, babë e bir, për veprën penale të dhunës në familje.

Në njoftimin e kësaj policie shkruhet se janë arrestuar në flagrancë shtetasit N. L., 69 vjeç  dhe V. L., 27 vjeç, banues në Selenicë.

Babë e bir, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, për këtë arsye janë dhe arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos