I akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames, Gjykata e Posaçme lë në burg Indrit Taullain

Nga A2 CNN
16 Janar 2021, 11:47 | Kronikë
I akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames, Gjykata e

Gjykata e Posaçme nuk ndryshoi masën e sigurisë "arrest në burg" dhënë në mungesë për Indrit Taullain. Ish-anëtari i "bandës së Durrësit" u ekstradua nga Kosova mbrëmjen e së enjtës. 46-vjeçari Taullai u arrestua në Kosovë pasi u shpall në kërkim nga GJKKO për akuzën e "vrasjes me paramendimin" e "grup të strukturuar kriminal". 

Sipas SPAK, ai akuzohet të jetë përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos