
Një aksident i rëndë ka ndodhur, këtë të premte, pak pas orës 13:00, në Pezë Helmës të Tiranës. Policia bën të ditur se shtetasi me iniciale F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)