Sekuestrohen mbi 120 mijë euro në pikat kufitare, kapen edhe 2 radio policie

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 10:43 | Kronikë
Sekuestrohen mbi 120 mijë euro në pikat kufitare, kapen edhe 2 radio

Policia kufitare ka goditur 3 raste të mosdeklarimit të parave në Kapshticë, Morinë dhe Muriqan, ku në total janë sekuestruar 127 500 euro dhe 2 radio policie.

Në Morinë janë sekuestrohen 53 600 euro, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin D. D, 35 vjeç, banues në Rumani.

Në Muriqan janë sekuestruar 40 000 euro, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin C. B., 37 vjeç, banues në Rumani. Në automjetin e këtij shtetasi janë gjetur edhe 2 radio si ato që përdor Policia.

Në Kapshticë, janë sekuestruar 33 900 euro, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, Elbasan.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë Kukës, Shkodër dhe Korçë janë proceduar penalisht shtetasit D. D., C. B. dhe K. Xh., për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos