
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar vendosi të lërë në masën arrest me burg nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushi, dhe drejtorin e Prokurimeve pranë këtij institucioni, Leonard Sefa.
Dy zyrtarët nuk kanë dhënë sqarime para gjykatës, ndonëse akuzohen për akuza të rënda si shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Arrestimi i nënkryetarit të Bashkisë dhe drejtorit të prokurimeve erdhi pas hetimeve të kryera për tenderin e kanalit vaditës që çoi në pranga disa zyrtarë të bashkisë mes tyre dhe kryetarin Fatos Tushe.
Po ashtu, Nushi dhe Sefa dyshohen për akte të paligjshme edhe per 3 prokurorime të tjera. (A2 Televizion)