Vrasja e Jurgen Dukës, lirohet Orges Drazhi

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 11:00 | Kronikë
Vrasja e Jurgen Dukës, lirohet Orges Drazhi

Gjykata e Tiranës liron nga qelia Orges Drazhin, i arrestuar për "moskallëzim krimi" për ngjarjen ku u vra Jurgen Duka.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka caktuar masën "detyrim për paraqitje" për të.

Ngjarja tronditëse u kap nga kamerat e sigurisë brenda supermarketit në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Sipas Policisë, vrasja ndodhi për shkak të një konflikti verbal për faktin se kush do të paguante i pari në supermarket për gjërat që kishte blerë. Pasi palët debatojnë me fjalë, Duka shihet nga pamjet që e godet me grusht Sulën, ndërsa ky i fundit nxjerr armën dhe e qëllon me armë. 29-vjeçari u dërgua në spitalin e traumës, por humbi jetën si pasojë e plagës së rëndë. Duka ishte person me precedent të mëparshëm kriminal, është arrestuar në vitin 2018 gjatë operacionit shqiptaro-italian të koduar Riviera në goditjen e trafikut të kanabisit.

Ndërkohë, autori i dyshuar i vrasjes, Arbër Sula, efektiv policie, nuk është arrestuar ende. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/14/vrasja-e-29-vjecarit-autori-i-dyshuar-punonjes-policie-ne-diber/

A2 CNN Livestream

Latest Videos