Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në qytetin e Vlorës ku një makinë përplasi dy nxënëse shkolle.
Aksidenti ndodhi pranë spitalit rajonal të qytetit, ndërsa dy vajzat e mitura po kalonin rrugën.
Vajzat e aksidentuara u dërguan në spital nga drejtuesi i mjetit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)