Aksident i rëndë te “Qafa e Koshovicës”, furgoni i pret rrugën motorit të policisë, efektivi i rrugores përfundon në spital

Nga A2 CNN
10 Qershor 2023, 11:38 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku një automjet është përplasur me një motor policie, e për pasojë punonjësi i rrugores është lënduar dhe është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, pas aksidentit është bërë shoqërimi i drejtuesit të automjetit në komisariat, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

“Fier/Informacion paraprak: Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin R. S. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin K. P. (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier) dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi K. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.” (A2 Televizion)

NJOFTIMI I POLICISË SË FIERIT

A2 CNN Livestream

Latest Videos