
Dy fëmijë, 10 dhe 11 vjeç, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së premtes në Rrogozhinë pasi janë përplasur nga një makinë.
Policia bën të ditur se rreth orës 19:40, në qendër të Rrogozhinës, ku një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Dy fëmijët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa policia po punon për identifikimin e drejtuesit të makinës që shkaktoi aksidentin. (A2 Televizion)