Tragjedi në familjen shqiptare, 18-vjeçari vdes në gjumë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2023, 09:53 | Kronikë
Tragjedi në familjen shqiptare, 18-vjeçari vdes në gjumë

Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare që jetonte në Pistoia të Itali, e cila humbi djalin e saj 18 vjeç si pasojë e një ataku kardiak.

I riu Daniel Reci u gjet pa jetë në krevat nga nëna e tij, e cila ishte merakosur se djalin nuk ishte ngritur ende në mëngjes.

Trupi i pajetë u transportua në spitalin San Jacopo , ku autopsia do të zbulojë më shumë rreth shkaqeve të vdekjes.

Daniel Reci ishte larguar nga vendlindja me shpresën për një të ardhme më të mirë dhe kishte mbërritur në Itali në maj të vitit 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos