Një aksident rrugor është regjistruar në orët e mesditës në aksin Shkodër-Lezhë, ku janë përfshirë të paktën 3 makina.
Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Kakarriq dhe për pasojë janë plagosur 3 pasagjerë dhe drejtuesi i një prej mjeteve.
Drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasi E.N., dhe shtetasja Z.B., janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)