
Policia ka arritur të vërë në pranga një 32-vjeçar, i cili ishte dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Bëhet e ditur se personi i arrestuar është shtetasi Enea Sinani.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani, 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit””. (A2 Televizion)