Akuzohen se lanë skafistët të iknin, 5 efektivët e Rojës Bregdetare priten si heronj në sallën e gjyqit

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 10:26 | Kronikë

Pesë efektivët e Rojës Bregdetare në Vlorë, të arrestuar një ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, janë pritur me brohorima dhe mesazhe inkurajuese nga familjarët e tyre teksa dolën para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. “Jeni heronj, keni shpëtuar jetë njerëzish”, dëgjohet t’u drejtohet të arrestuarve një familjar i tyre.

“Çfarë shpërdorimi detyre kam bërë unë? Se shpëtova jetë njerëzish? Këta janë heronj. Ky (kolegu) u hodh në det për të shpëtuar fëmijët...”, tha njëri prej të akuzuarve për kamerat. “Në 9 janar 2004 vdiqën 28 veta, vdiqën... Ne e bëmë detyrën”.

https://youtu.be/9ccsFgtM5dQ

Për të pestë të arrestuarit, Gjykata konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg”, dhënë që më parë në mungesë.

Ndalimi i tyre ka lidhje me ngjarjen e 8 janarit të këtij viti, kur Roja Bregdetare Shqiptare shpëtoi me dhjetëra sirianë, të cilët ishin imbarkuar në një gomone me qëllim trafikimin e tyre drejt Italisë.

https://a2news.com/2021/05/06/ndihmuan-skafistin-ne-vlore-arrestohen-5-efektive-te-rojes-bregdetare/

Nga hetimet e kryera dhe kryesisht dëshmitë e klandestinëve, dyshohet se 5 efektivët e Rojës Bregdetare të arrestuar së fundmi, kanë lejuar qëllimisht largimin e drejtuesit të gomones.

Nga dosja hetimore rezulton se efektivët e Rojës Bregdetare gjatë operacionit të shpëtimit, pasi kanë marrë në anije drejtuesin e gomones së bashku me klandestinët, kanë lejuar hedhjen e tij në det, përpara se të mbërrinte policia. Ky veprim është lejuar prej tyre kundrejt një shpërblimi të konsiderueshëm. Në atë operacion, u ndaluan 47 sirianë, 7 iranianë dhe 1 shtetas egjiptian. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/09/ndalimi-i-sirianeve-ne-vlore-arrestohet-pronari-i-nje-hoteli-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos