Aksident i tmerrshëm, nipi i Michael Schumacher thyen shtyllën kurrizore

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 14:09 | Sporte të tjera

Nipi i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, ka thyer shtyllën kurrizore pas një aksidenti të rëndë në garat DTM, që zhvillohen në Gjermani.

David Schumacher, djali i Ralf Schumacher, edhe ai ish-pilot në F1, u përplas me një makinë tjetër dhe doli nga pista, duke përfunduar në barrierat e pistës Hockenheimring. Në këtë aksident u përfshi edhe një makinë e tretë, që mori flakë në mes të pistës, duke bërë që gara të ndërpritet.

https://www.youtube.com/watch?v=hvzBLSCsnBg

20-vjeçari David Schumacher u dërgua për kotrolle në qendrën mjekësore dhe mjekët nuk gjetën asgjë që nuk shkonte. Por, kontrollet e mëtejshme zbuluan se një vertebër e shtyllës së tij kurrizore ishte thyer.

Babai i tij, Ralf Schumacher tha për revistën “Motorsport”: “Kur David erdhi në shtëpi, po ankohej për dhimbjen në kurriz. Vendosëm ta dërgonim në spital dhe skaneri tregoi thyerje të një vertebre. Na thanë që duhet të qëndrojë 6 javë pushim, por nuk ka nevojë për operim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos